Fli vogëlush

Autor:Eduard Estivill ISBN: 978994301103 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 132Viti i botimit: 2009 Çmimi: 700 Lekë

Dr. Eduard Estivill sugjeron një teknikë që fokusohet në një miks mes autoritetit të prindit, ritualit dhe shpërblimit. Në këtë libër do të gjeni një sërë këshillash të vlefshme që fëmija juaj dhe ju ta bëni gjumin të qetë. Një best seller që ka mësuar mbi dy milion fëmijë në botë sesi të flenë. Të fjeturit me rregull është një zakon që fëmijët mund ta mësojnë dhe shumë prindër thjesht nuk kanë mjetet e nevojshme që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre këtë zakon. Si pasojë, një në tre fëmijë nën pesë vjeç shfaq shenja të pagjumësisë dhe të çrregullimit të gjumit. Fli vogëlush kombinon këshilla shkencore sesi të komunikohet me fëmijët dhe me anë të një seksioni praktik aplikon metodën që nëpërmjet një kronometri të llogariten intervalet e kohës që një prind duhet të futet dhe të dal nga dhoma e fëmijës. Mesazhet audio dhe këshillat praktike shoqërojnë prindërit përgjatë secilit hap të procesit.