Fate dhe shtrëngata

Autor:Lauren Groff ISBN: 978-99943-0-620-6 Kolana: Gjinia: Përktheu: Anja CuraNr. faqe: 468Viti i botimit: 2020 Çmimi: 1400 Lekë

Për disa, jeta është një ëndërr. Lotoja dhe Matilda – djali i artë dhe princesha prej akulli – njihen pas mbarimit të universitetit dhe martohen menjëherë. Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme. Ajo çka të gjithë shohin ose besojnë se shohin nga jashtë, janë njëzet e katër vjet martesë të një çifti të përsosur.

Por mjafton vetëm të ndryshojë këndvështrimi dhe maska bie. Fati tronditet pa mëshirë dhe Matilda kthehet në shtrëngatën që shkarkon një ngarkesë të tërë të panjohurash.

Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.

 

Lauren Groff lindi në vitin 1978 në Kuperstoun, Nju-Jork. Ajo jeton në Florida dhe ka dy fëmijë. Është autore e romaneve Krijesat e tmerrshme të Temptonit (shumë i vlerësuar nga Stephen King) dhe Arkadia.

Ndërsa ky roman, Fate dhe shtrëngata, ishte finalist i National Book Award 2015, i renditur nga Amazon, Washington Post, Kirkus dhe Library Journal si një nga librat më të mirë për vitin 2015. Po ashtu, ky libër është cilësuar si më i bukuri i vitit nga Barack Obama.

 

 

“Një nga kënaqësitë që të ofron ky libër janë të papriturat. Lauren Groof di si ta shndërrojë çdo fjali në një uragan të vogël.” – The New Jork Times

 

“Groff është një shkrimtare origjinale, librat e saj dallojnë për një antikonformizëm të guximshëm.” – The New Jorker        

 

“Frazë pas fraze, ky libër është tërësisht autentik. Por nëse do ta gjykonim duke pasur parasysh mjeshtërinë e rrëfimit, atëherë ai është një kalë Troje.” – Time