Ëmbëlsia e jetës

Autor:Paulus Hochgatterer ISBN: 978-99943-0-508-7 Kolana: Nr. faqe: 304Përktheu: Sokol MiciViti i botimit: 2017 Çmimi: 1100 Lekë

“Libri nuk është thjesht një roman mbi jetën, por edhe mbi atë se në ç’humnerë mund të përfundosh po ta shmangësh rrugën e drejtë.” – Christine Westermann, WDR

 

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.

Komisari i krimeve Ludvig Kovacs e kalon ditën në birraritë e mbuluara nga bora, ndërsa mbrëmjeve vëzhgon me teleskop. Krimet e kryera në kapërcyellin e gjithë vitit e trazojnë jashtëzakonisht shumë – madje e pengojnë edhe në marrëdhëniet intime me Marlenën, pronaren e një dyqani secondhand. Sido që me këtë krim të pazbuluar ai ka arsye të pakundërshtueshme për të mos kaluar një fundjavë romantike që Marlena ka planifikuar në vigjilje të Vitit të Ri, kjo vdekje – për këtë s’ka asnjë dyshim – do të vazhdojë ta mbajë në ankth si në morsetë.

Një baba psikopat rreh vajzat e tij, sa i bën për spital; një prift benedikt, vrapues i largësive të mëdha, dëgjon në kokë zëra që nuk kanë të bëjnë me Zotin; një postier në pension do që të vrasë veten; ndërsa një nënë e re beson se fëmija i saj i porsalindur është djalli.

Psikograma e kësaj qyteze është vërtet shqetësuese – por, cili nga banorët e saj ishte vizitori i fshehtë i natës? Kush ta ketë kryer këtë krim të tmerrshëm?

 

Shënim: Ky projekt u realizua me ndihmën e Komisionit Europian.

Në këtë libër paraqiten vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban brendia e tij.