KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
E shtrenjta jetë
Të shkruash për jetën, të shkruash për të dalë gjallë prej saj. Të mbahesh fort pas fillit të rrjedhës së fjalëve të tua e të mos e lësh të ikë. Ta tendosësh edhe një herë e të kthehesh tek esenca e rrëfimit. Ta mbyllësh, ndoshta, me një nyjë që bashkon katër pjesët e fundit të këtij libri që, siç thotë vetë autorja, janë “autobiografikë nga mënyra sesi ndihem, kryekëput e përfshirë, brenda ngjarjeve. Të parat e të fundit gjëra – dhe më personalet – që kam për të thënë mbi jetën time”.
Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.