Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net

Autor:Salman Rushdie ISBN: 978-99943-0-627-5 Kolana: Gjinia: , , , , Nr. faqe: 382Përktheu: Ilir I. BaçiViti i botimit: 2021 Çmimi: 1200 Lekë

“Një histori mbi bukurinë dhe fuqinë që nga Italia e deri në Indi… një homazh kaq i bukur për magjinë dhe mrekullinë e Rilindjes.” – Michael Dirda, The Washington Post Book World

 

“Një përrallë për të rritur: ironike, me tipare klasike, e shkruar me një dell prapësie.” – Alan Cheuse, Chicago Tribune

 

“Brilant… Kombinimi që i bën Rushdie-u historikes dhe përrallores është i mrekullueshëm.” – Ursula K. Le Guin, The Guardian

 

Salman Rushdie, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, na sjell një vepër magjepsëse, ku bashkohen historia, mitologjia dhe një rrëfenjë universale dashurie. Një roman i pasur, me shumë subjekte të ndërthurura, në të cilin bota jonë zhytet në një epokë të errët.

“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.

Në të ardhmen e afërt, pasi qyteti i Nju-Jorkut goditet nga stuhia, fillojnë çuditëritë. Një kopshtar me këmbë në tokë fillon të kuptojë se shputat nuk ia prekin më tokën. Një autor librash me vizatime sheh në dhomë, kur zgjohet, një qenie enigmatike që i ngjan krijimit të atij vetë. E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.

I frymëzuar nga përrallat tradicionale të Lindjes, ky roman i Salman Rushdie-ut është një kryevepër mbi konfliktet e vjetra që pllakosin botën edhe sot. “Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një satirë e shfrenuar, e mbushur me dinakëri dhe budallallëk, rivalitete dhe tradhti, kismet dhe karmë, kënaqësi dhe ndëshkim.

 

Libra të tjerë nga Salman Rushdie: “Vargjet satanike”, “Fëmijët e mesnatës”, “Klouni Shalimar”, “Joseph Anton”, “Turpi”, “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Haruni dhe një det historish”, “Furia”, “Magjistricat e Fireneces”.