KOLANA
Djallit i pëlqen e ëmbël
Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme. Pasi lë mënjanë kostumet dhe këpucët e sheshta, në ekuilibër të plotë mbi një palë taka, shumë shpejt Beti bëhet një nga më të mirat në fushën e vet, e vëmendshme ndaj çdo detaji dhe e aftë të plotësojë çdo lloj teke. Por një mëngjes, pas një feste, e gjen veten në shtratin e donzhuanit më të kërkuar të qytetit, Filip Ueston. Karriera është shumë e rëndësishme, por jeta e saj personale po merr të tatëpjetën.