KOLANA
Dashuri në kohën e komunizmit
…Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket… – Astrid De Larminat, Figaro
Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frëngjisht.
Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip:
Vëllimi me poezi në dy gjuhë “Miq të humbur” / Des amis perdus, romani “Rrëfime nga vendet e harruara”, si dhe përmbledhja me tregime “Drejt të pamundurës”.