KOLANA
Dashnorja e dashnorit tim
Me t’u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë pas tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret. Aty ajo ndien praninë e një gruaje tjetër, që dukej se kishte ikur me ngut, duke lënë pas vetëm një fustan festiv varur në dollap, një gjurmë të çuditshme në mur dhe aromë jasemini. Kureshtja e Lilit kthehet në fiksim. Kush ishte ajo? Cilat ishin arsyet që e kishin bërë të zhdukej papritur?