KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane50
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Copëza parajse
Një pjesë e shkëputur nga parathënia e romanit “Copëza Parajse”, shkruar prej Dr.Moikom Zeqo. Ndjehem shume e vlerësuar, dhe akoma më entuziaste për ditën e promovimit që po afron! “…Realiteti dhe trilli, ngjizen dhe shumëfishohen pa u ndalur. Personazhi kryesor, një femër inteligjente, Maruka Gjini, përfaqëson një sintezë njerëzore të botës së brendshme me atë të jashtme, të ëndrrës dhe të ankthit, të gëzimeve dhe të papriturave të gjëmshme. Ajo, përplaset në enigmat e dashurisë, ku dashuron aq sa ndihet shpirtërisht e plagosur. Një fill inkandeshent dhimbjeje, përshkon faqet e shkruara, një shqetësim i padukshëm, artikulon palët, duke i zhvendosur imazhet e librit në një shtrëngatë dyshimesh… …Romani, projekton dy rrëfime: idenë e një personazhi femër, e cila rrëfen në vetë të parë, ashtu si edhe rrëfimin në vetë të tretë prej autores, duke alternuar kështu këndvështrimet e analizës dhe subjektit. Struktura e librit, duket sikur është ndërtuar sipas një kontrapunkti muzikor të padukshëm, në brendësi dhe në shtrirje. Së fundmi, dua të përmend se proza e librit, ndërpritet prej disa intermexo-ve, në formën e poezive të bukura…”





