Bari

Autor:Autorë të ndryshëm ISBN: 978-99943-0-375-5 Kolana: Nr. faqe: 76Përktheu: Daut GumeniViti i botimit: 2014 Çmimi: 500 Lekë

Bari

Varrosini pirgjet e të rënëve tuaj

në Austerlic e në Vaterlo,

ma lini mua

mbulesën e fundit,

unë jam bari.

Varrosini pirgjet e të rënëve tuaj

në Gettysburg,

varrosini pirgjet e të rënëve tuaj

në Ypres e në Verdun,

ma lini mua

mbulesën e fundit,

unë jam bari.

“Si quhet ky vend?”

“Ku jemi tani?”-

pas vitesh do pyesë udhëtari –

ma lini mua t’i përgjigjem,

unë jam bari.