KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane202
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Atdheu i ditëve tona
Gjithmonë kam menduar se të qenit shkrimtar përcaktohet nga dy gjëra thelbësore, ose më saktë nga shkrirja në një të vetme, e dhimbjes për të tjerët dhe talentit. Dhimbja është e pranishme tek të gjithë, por ajo mbetet shpesh e pashprehur, e heshtur, e tulatur, e strukur, duke u kthyer në dy herë dhimbje. Atëherë, që ajo të shpërthejë dhe t’u përcillet të tjerëve, me qëllim që jeta të bëhet më e mirë, shkrimtari vjen dhe ngjyen penën e tij te dhimbja. Dhimbja i ka mprehur Lindita Mamlit syrin vëzhgues, duke e mbushur këtë libër me detaje mbresëlënëse dhe tronditëse. Do të mjaftonte vetëm një detaj nga tregimi “Dashuritë e Tiranës”, për të kuptuar gjithë revoltën e autores ndaj mashtrimit të ëndrrave, që ngjallen për të përfituar disa çaste kënaqësie kafshërore… mendoj për medaljet dhe gradat që do të marrin pas misionit paqeruajtës ushtarakët gjysmë të dehur, ndërsa njëri prej tyre fut dorën thellë e më thellë nën minifundin e njërës prej vajzave. Të gjithë e ndiejmë syrin vëzhgues të autores dhe ai do të na shoqërojë me dhimbje për sa kohë do të vazhdojë drama jonë.