KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane52
- Letërsi Europiane216
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi39
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
Annalena
Dy gra me të njëjtin emër, dy jetë shumë të largëta.
“Ajo ka qenë tej mase në gjithçka, por jeta është edhe të dalësh huq në diçka, të mos ia dalësh mbanë në diçka, të mos e mbushësh gotën buzë më buzë.”
Annalena Tonelli synon absoluten, Annalena Benini para absolutes luhatet. Si të gjithë ne. Por me një vështrim të distancuar, tejet bashkëkohor, ballafaqohet me atë figurë magnetike dhe bishtnuese që mishëron brishtësinë dhe fuqinë e tërë grave, dhe që vazhdimisht i thotë: po ti? Nga një pneumoni edhe pak komike deri në zgjedhjen më të skajshme: në të dyja rastet bëhet fjalë për shkundje.
Annalena Tonelli është një vajzë e viteve gjashtëdhjetë me të ardhmen në dorë: e bukur, mendim i mprehtë dhe i vetëtimtë, e para ndër miqtë që vallëzon twist, bursa studimi në Boston dhe Nju Jork, pastaj diplomimi në Jurisprudencë. Por nëntëmbëdhjetë vjeçe e kishte ndeshur tashmë vokacionin e saj, “sepse nuk është e mundur t’i duash të varfrit, pa dëshiruar të jesh si ata”.
Kështu stërvit trupin të flejë katër orë natën, të jetojë me fare pak, eliminon përgjithnjë mburrjen nga jeta e saj, sepse ajo digjet tashmë nga dashuria për të skamurit e Tokës. Dhe kjo ndjesi përvëluese e shtyn larg Forlísë, për të kultivuar lulen e humanizmit në shkretëtirat më shterpë. E ndriçuar nga dashuria për Zotin dhe humanizmi i Simonë Veilit, Eti Hillesumit, Virxhinia Ullfit: shpreh kulmin e lirisë në kulmin e përulësisë.
Një udhëtim shumë personal dhe i thellë brenda zemrës së forcës femërore, mes përkushtimit dhe pushtetit, madhështisë dhe sensit të limitit, talentit dhe vokacionit.
Annalena Benini ka lindur në Ferrara dhe jeton në Romë. Prej vitit 2001 shkruan për Il Foglio duke u marrë me kulturë, histori, persona dhe libra. Ka themeluar dhe kujdeset për insertin e përjavshëm Il Figlio dhe revistën kulturore Review.





