Akustikë e përkryer

Autor:Daria Bignardi ISBN: 978-99943-0-353-3 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 242Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2014 Çmimi: 800 Lekë

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë “i pëlqejnë dashuritë fatkeqe”. Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur. Arnoja është i bindur se duhet t’ia falë gjithë qenien e tij, por nuk arrin dot t’i shpjegojë melankolitë dhe gënjeshtrat që dalin pak nga pak në dritë. Tekefundit, jeta i pëlqen ashtu siç është: luan në violonçel në Scala, ka tre fëmijë nga gruaja e jetës së tij dhe nuk kërkon gjë tjetër. Por, me kalimin e kohës, shqetësimet e Sarës shtohen derisa, një mëngjes, për shkak të një ngjarjeje të pakonceptueshme, Arnoja do ta pyesë veten se kush është në të vërtetë njeriu me të cilin ka jetuar për trembëdhjetë vjet, gruaja që dashuron ngaherë. I mëdyshur, fillon të ndjekë një tragë plagësh rinore dhe pasionesh të mbytura dhe, me frikë përherë e më të madhe, gjen fillin e disa historive të pabesueshme.