A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?

Autor:Daniel Glattauer ISBN: 978-9928-176-06-6 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 256Përktheu: Rezarta ReimannViti i botimit: 2015 Çmimi: 1000 Lekë

A ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale?

 

“Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë.”

Një roman epistolar dashurie në epokën e internetit: një e-mail i dërguar në një adresë të gabuar, një përgjigje kortezie… e dalëngadalë mes Emit, një grua e martuar, dhe Leos, i përfshirë në një lidhje të konsumuar tashmë, krijohet një raport që nis si një lojë apo shaka dhe forcohet pas çdo e-mail-i duke u shndërruar në një pasion të furishëm.

Pyetja është: a do t’i mbijetojë kjo dashuri takimit të parë të vërtetë?

“Një nga dialogët më tërheqës të dashurisë në letërsisë e sotme.” – Der Spiegel

“Një nga versionet më argëtuese dhe inteligjente të romanit epistolar, që hedh poshtë paragjykimin se nuk ka thellësi në komunikimin me e-mail.” – Kulturspiegel