KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Italiania
Atë vit kisha zbuluar se brenda meje, mu në mes të dimrit më të rreptë, gjëllinte një verë e pamposhtur.
Italiania. Një grua italiane, Maria Oliverio, e njohur ndryshe si Çiçila, u lind në Kazole, në Silën kalabreze, nga një familje shumë e vobektë. Nga rrugët e fshatit ngjitet në malin e egër, herë i errët e herë bujar si një nënë. Ato rrugë, ato shtigje i merr një vogëlushe kur motra e madhe Tereza, e kthyer për të jetuar në familje, e lë pa shtrat e pa çati. Dhe ato janë shtigjet që Maria merr për të luftuar përkrah Pietros, cub dhe rebel, duke u bërë shpejt gruaja e parë dhe e vetme që i prin një bande kundër egërsisë së ushtrisë mbretërore. Nëse nga njëra anë Tereza thur kundër saj një pëlhurë urrejtjeje të pakuptueshme, nga ana tjetër Pietroja i prin udhën drejt dashurisë pa ia kursyer dhunën me të cilën ndonjëherë meshkujve u pëlqen ta vragojnë trupin e gruas.
Çiçila e kalon rininë pyjeve, mëson gramatikën e lirisë, lexon natyrën, mëson të njohë malin, të dallojë të drejtën nga padrejtësia, dhe nuk i trembet syri të përleshet, qoftë kur në lojë janë ndjenjat, qoftë kur në lojë është horizonti shumë më i gjerë i një humanizmi të ri. Fluturimi i qiftit, bashkëpunimi i heshtur i një ujkonje, madhështia e lënduar e një larshi, gjithçka i mëson se gjithnjë mund t’ia nisësh nga e para, për të fituar një të ardhme si grua, si revolucionare, si italiane e një kombi që ende nuk ekziston, por që ndoshta po lind bashkë me të.
Giuseppe Catozzella i rindërton ndodhitë e Maria Oliverios në një roman të gjallë, bën tok dokumente dhe legjenda, derdh imagjinatën e tij në tonën, përvijon dramën familjare dhe dramën historike dhe evokon madhështinë epike të një lufte thuajse të shpërfillur, një luftë civile e luftuar në një vorbull pasioni, gjaku dhe shprese, sipas traditës së poemave kalorësiake, të melodramës dhe kinemasë amerikane.
Giuseppe Catozzella (Milano 1976) është autor reportazhesh dhe romanesh të përkthyera në mbarë botën, ndër të cilët Zgjoi (Rizzoli, 2011), Mos më thuaj që ke frikë (Feltrinelli, 2014, fitues i Çmimit Strega Giovani) dhe Ti shkëlqen (Feltrinelli, 2018).