Botime Dudaj

 

Kryetare e Këshillit Botues dhe drejtore:
Arlinda Hovi Dudaj

Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001.

Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bënë që shumë shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare.

Stafi i botimeve “Dudaj”, i përbërë nga profesionistë, duke vlerësuar si pikë të fortë punën në grup, përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore, që bëhen të mundura falë motos “ne zgjedhim më të mirët”, spikasin edhe përkujdesja ndaj tekstit dhe ajo grafike.

Gjithashtu, për të kënaqur dëshirat e të gjithë llojeve të lexuesve, u krijuan kolanat, të cilat ndahen në:

Autorë shqiptarë: Këtu mund të përmendim vepra shumë të rëndësishme të autorëve shqiptarë të traditës, si Faik Konicës dhe Fan S. Nolit, nga krijimtaria e Dhimitër S. Shuteriqit, Dhori Qiriazit, Sabri Godos, Artan Fugës, si dhe shkrimtarëve Ardian Vehbiu, Ardian Klosi, Koço Kosta, Rudina Xhunga, Brunilda Zllami dhe Albatros Rexha.

Letërsi europiane: Këtu radhiten personalitete të letërsisë botërore, si Simone de Beauvoir, Natalia Ginzburg, Christine Grän, Agatha Christie, Salman Rushdie, Bernhard Schlink, Patrick Süskind, Max Frisch, W.G. Sebald, Edgar Hilsenrath, Uwe Timm, Stieg Larsson, Camilla Läckberg, Ken Follett, Emily Brontë, Italo Calvino, Antonio Tabucchi, Roberto Saviano, Oriana Fallaci, Niccolo Ammaniti, Fabio Volo, Paolo Giordano, Daria Bignardi, Susanna Tamaro, Sveva Casati Modignani, Maggie O’Farrell, Muriel Barbery, Romain Puertolas, Joël Dicker etj.

Shkrimtarë nobelistë: Këtu vijnë romanet e Imre Kertesz, Jose’ Saramago, Kenzaburo Oe, Yasunari Kawabata, Yukio Mishima, Hermann Hesse etj.

Nga letërsia hebreje vjen një nga përfaqësuesit më të denjë David Grossman.

Letërsi hispanoamerikane: Me përfaqësues Isabel Allende, Julia Alvarez dhe Claudia Piňero.

Letërsi bashkëkohore amerikane: Këtu spikatin disa nga shkrimtarët me të famshëm botërorë, si Dan Brown, John Grisham, Arthur Golden, Michael Cunningham, Stephen King, Rebecca Miller, Harold Robbins, Cormac McCarthy, William Faulkner, Evan Hunter, Tracy Chevalier, Elizabeth Gilbert, Lauren Weisberger, Nora Roberts, Sandra Brown, Danielle Steel, etj.

Biografi dhe kujtime: Këtu veçohen kujtimet e Bill Clinton, Hillary Clinton, Barack Obama, Madeleine Albright, Rudolph Giuliani, Mbretëreshës Noor të Jordanisë, Chanel, Marilyn Monroe, Maria Callas, Kledi Kadiu, Julia Roberts, Princeshës Diana, Oriana Fallaci, Marlene Dietrich dhe Sofia Loren.

Letërsi për fëmijë dhe të rinj: Trilogjia e famshme “Kryezoti i unazave” (Lord of the rings) është një nga më të spikaturat në këtë kolanë, librat e ilustruar për fëmijë të Madonna-s. Autori Michael Ende me “Historia pa mbarim”, “Xhim Kopsa” etj. Seria “Artemis Fowl”, “Kronikat e Narnias”, Seria “Materialet e tij të errëta” nga Philip Pullman, “Gjysmëkeqi” nga Sally Green.

Kolana “Të tjerë” me Rhonda Byrne, Anna Funder, R. D. Precht, Brian Weiss, Gillian McKeith, Paul McKenna etj.

Poezi: Këtu përveç autorëve të ndryshëm përfshihen disa antologji të poezisë botërore si ajo japoneze, turke, arbëreshe, dhe vëllimet me poezi të Teodor Kekos, Irma Kurtit etj.

Nga kolana “Studime e publicistikë”: Vlen të përmendim këtu një libër për negocimin, i shkruar nga profesori i Harvardit Roger Fisher, Harold Bloom, Anthony D. Smith, Bell Hooks, Andrew Heywood, Kevin Gibson, Robert Kagan, Michael Walzer, Robert Cooper, Robert Jackson e Joseph Nye.