Botime Dudaj

 

Promovimi i librit “Kodi Civil Italian”

Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Politike të Universitetit “Marin Barleti“, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dudaj“ dhe Zyrën e avokatisë “Lisenko Moçka”, organizojnë, ditën e hënë, datë 27.10. 2014, ora 18.00, promovimin e librit “Kodi Civil Italian”, përkthyer dhe përshtatur për herë të parë ekskluzivisht, në gjuhën shqipe, nga Av. Lisenko Moçka.
Ceremonia e promovimit, do të zhvillohet pranë ambienteve të Universitetit ”Marin Barleti”, Kampusi 1, pranë digës së Liqenit Artificial.

Na shkruani