Zoti Guajn

Zoti Guajn

Autor: Alessandro Baricco

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 176

ISBN: 978-99943-0-430-1

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

“Xhesper Guajni thoshte se të gjithë jemi disa faqe të një libri, por të një libri që askush nuk e ka shkruar kurrë.”

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Një vajzë e ndihmon, i shërben si bashkëpunëtore që mbledh me devotshmëri të rreptë atë që në mënyrë progresive bëhet misteri i zotit Guajn. Alessandro Baricco hyn në simetritë e fshehta të këtij misteri me hapin e sigurt dhe shpenguar të atij që i di dhe i do shtigjet që përshkon. Lëviz dy personazhe të jashtëzakonshme që, në gjysmë të romanit, ia lënë vazhdimin njëri-tjetrit dhe nëse zoti Guajn ka detyrën të përziejë kartat e misterit, vajza ka detyrën të rikompozojë sekuencën për të mbërritur në një dukje të guximshme dhe të shndritshme.