Zjarri

Zjarri

Autor: Katherine Neville

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2009

Përktheu: Margarita Sulaj Skënderi

Nr. faqe: 516

ISBN: 978-99943-0-138-6

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Kolorado, viti 2003: Aleksandra Solarinin e thërrasin për ditëlindjen e së ëmës, në shtëpinë e të parëve të saj, në një vend të thellë e të izoluar në Malin Shkëmbor. Tridhjetë vjet më parë, prindërit e saj, Ket Velisi dhe Aleksandër Solarini, besonin se i kishin shpërndarë gurët e Takëmit të shahut Montglejn në të gjithë botën, duke varrosur bashkë me ta edhe sekretet e fuqisë që vinte nga zotërimi i atyre gurëve. Por, papritur, Aleksandra kupton se e ëma e saj është zhdukur dhe një sërë të dhënash të vendosura në mënyrë strategjike, të pasuara menjëherë nga mbërritja e papritur e një grupi mysafirësh misteriozë, tregojnë se po ndodh diçka ogurzezë. Rastësisht, ajo zbulon se guri më i fuqishëm ka dalë papritmas në skenë dhe loja është hapur sërish dhe Aleksandra përfshihet në një udhëtim që e shpie nga Koloradoja drejt zonave të largëta ruse dhe, më në fund, në zemër të qytetit të saj të lindjes: Uashington D.C.

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke. Kështu që ai dërgon të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej – të bijën e tij të re, Haidenë – në një mision të rrezikshëm për të kaluar kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër, përmes maleve dhe detit, për ta çuar në duart e një njeriu që mund të ishte në gjendje ta ruante.
Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë Lojës, lidhet me zbulime që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë: Bagdad.