ZeroZeroZero

Autor:Roberto Saviano ISBN: 978-99943-0-399-1 Kolana: Gjinia: Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2015Nr. faqe: 396 Çmimi: 1200 Lekë

“Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën”

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je “i varur”. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër – e pabesueshme por e vërtetë – i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet grremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç’lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë? Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në “Via del Corso” dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë? Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë? – Roberto Saviano