Yjet nuk janë të kuq

Yjet nuk janë të kuq

Autor: Albana Melyshi Lifschin

Viti i botimit: 2013

Nr. faqe: 240

ISBN: 978-99943-0-323-6

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t’i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes… Nëse gjyshi kishte ndjerë zhgënjimin e parë të madh kur partizanët ia dogjën kullën, a thua Pali nuk kishte filluar ta ndiente atë zhgënjim kur nënën e tij, motrën dhe vëllezërit ia mbanin në internim pas telave me gjemba, pa pasur asnjë faj? Pas arratisjes së babait dhe pothuajse të të gjithë burrave Melyshaj, a nuk kishte rënë tërmet në ndërgjegjen e tij? Drama e tij qe një dramë kreshnikësh…

Disa botime të tjera të autores:
• “Kafe ‘Shkodra’ e Nju-Jorkut”, tregime, 1999
• “Children of Kosova-Stories of Horror”,1999
• ” Fundjavë në Hillsajd” – tregime e novela, 2000
• “Udhëtim në historinë e Amerikës”, 2003, ribotuar 2006, 2010
• “Yesterday I cut my hair”, poezi anglisht/shqip, 2006.
• ”Ura mbi oqean”, tregime nga Amerika, 2008.
• ” Magjia e një zëri”, tregime, 2009
• “Ka gjithmonë diku”, poezi, 2010
• “Vjehërr amerikane”, novelë, 2010