Xhulia, jeta e saj

Xhulia, jeta e saj

Autor: James Spada

Gjinia: Biografi

Viti i botimit: 2006

Përktheu: Lindita Baleta

Nr. faqe: 408

ISBN: 99943-33-88-7

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Biografia e parë e plotë e yllit më të dashur të filmave në Amerikë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si “Erin Brokoviç”, “Buzëqeshja Mona Liza” dhe sigurisht, “Gruaja e bukur”. Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i njohur Xhejms Spada ka krijuar një portret të pasur dhe ka hulumtuar deri në hollësi për Xhulian si aktore dhe si grua. Spada ka rrëmuar deri në zanafillën e prindërve të Xhulias në Xhorxhia, për të nxjerrë në dritë të dhëna që të lënë me gojë hapur për prejardhjen e saj nga një familje e çrregullt, për fëmijërinë e saj të trazuar dhe jetën e hershme dashurore. Zbulimet që ka bërë mund të shpjegojnë arsyen se përse Xhulia i kaloi të njëzetat dhe fillimin e të tridhjetave duke u dashuruar pas një aktori në çdo film ku ka luajtur. Interpretimi i Spadës për këto romanca – që nga anulimi i stuhishëm në minutën e fundit i martesës së saj me Kifer Sadhërlendin dhe intensiteti i trishtueshëm i marrëdhënies së saj me Xhejson Patrikun e deri te lidhja më e lumtur me Benxhamin Bretin- është interesant dhe magjepsës. Libri sjell hollësi për të gjithë filmat e saj të famshëm, në përpjekje për të zbuluar një artiste shumë të përkushtuar, por edhe shumë të pasigurt. Ajo u arratis nga Hollivudi për dy vjet, ridoli në skenë në moshën 25-vjeçare dhe më pas mori përsipër një sërë rolesh të rrezikshme në filma që edhe dështuan. Gjatë viteve të fundit ajo e ka ngazëllyer publikun me një varg suksesesh të bujshme dhe ka arritur majën e Hollivudit si aktorja më e paguar në histori. “Xhulia” është një libër i gjallë dhe plot jetë, si edhe vetë ylli i filmave për të cilin bën fjalë.