Vreshti i Anxhelikës

Vreshti i Anxhelikës

Viti i botimit: 2018

Përktheu: Geverina Muzhaqi

Nr. faqe: 412

ISBN: 978-99943-0-518-6

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

Në librin “Vreshti i Anxhelikës” rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci. Vera dhe gatimi i mirë – dy pasione me të cilat populli italian njihet prej kohësh në mbarë botën – ashtu si dhe jetët e dy personazheve, gërshetohen harmonishëm në rrëfim.

Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t’u ringritur, pasi e gjithë bota t’i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?

 

SVEVA CASATI MODIGNANI është një nga emrat më të dashur të narrativës bashkëkohore: romanet e saj janë përkthyer në njëzet vende të botës, duke arritur një shifër prej njëmbëdhjetë milionë

kopjesh të shitura. Autorja vazhdon të jetojë në Milano, në shtëpinë e saj të lindjes, që dikur i përkiste gjyshes së saj.