Vajza që trazoi folenë e grerëzave

Autor:Stieg Larsson ISBN: 978-99943-0-218-5 Kolana: Gjinia: , , Përktheu: Alina KaraulliViti i botimit: 2011Nr. faqe: 592 Çmimi: 1500 Lekë

E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë.
Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë; më e mira do të ishte sikur të mbyllej në çmendinë. Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj, dhe që nisi kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe, vazhdon ende.
Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t’i afrohet së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t’i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin. Nuk do të ketë kompromise…