Unë, gruaja R

Unë, gruaja R

Autor: Reshida Çoba

Gjinia: Poezi

Viti i botimit: 2014

Nr. faqe: 132

ISBN: 978-99943-0-366-3

Çmimi: 600Lekë

Bli Online

Një grua me dinjitet, që di ç’thotë e di ç’kërkon, me formim bashkëkohor, e frymëzuar nga ide dhe ndjesi të emancipuara…

Ajo këndon lirisht, çdo gjë njerëzore s’është e huaj për të. Është e hapur dhe e drejtpërdrejtë, e sinqertë deri në sensualitet. Një grua mendjehollë dhe delikate, aq sa e bën për vete lexuesin. Shprehja e saj poetike është e thjeshtë e komunikuese, larg retorikës spontane.

Mendimet e autores bartin filozofinë që më shumë ndiehet sesa shprehet. Kjo e bën poezinë e saj lirike me një feminilitet të këndshëm, me figura të përvijuara lehtazi, të dhëna me dashuri e dhimbje që shpesh vjen nga larg.

Autorja është e lidhur me fenomenet poetike të kohës së saj. Këtë e dëshmon qartazi lëvrimi i suksesshëm i haikut, një lloj poetik i traditës japoneze, por që në kohën tonë lëvrohet në gjithë botën me një prizëm modern. Në këtë rrugë ecën edhe Çoba me hajkun e saj, trevargjëshe, por edhe me një varg e dy vargje, që shkruhet për herë të parë.

Prof. Nasho Jorgaqi

 

Vetëm sinqeritete të tilla kaq shkundëlluese në vargjet e një gruaje mund të të shtien në shpirt drithërima kënaqësish estetike. Vetëm poezi të tilla krejt vetjake, të përjetuara në mish e gjak mund të të çlirojnë nga mendimi se poezia po bëhet gjithmonë e më e ftohtë dhe e sajuar prej librash të lexuar që pjellin libra të tjerë. Vetëm poezi të tilla jete vijnë të freskëta si vende që nuk i ke parë, si ujëra që nuk i ke pirë dhe si bar në të cilin ende nuk je shtrirë për të parë qiellin.

… në librin e saj të parë ka më shumë se ç’duhet prova për ta brohoritur pa pikë droje e për t’i thënë: “Mirë se erdhe, Reshida, në këtë mundim të bukur shpirti për të kënduar!”

Petrit Ruka