Turpi

Turpi

Autor: Salman Rushdie

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Alina Karaulli

Nr. faqe: 316

ISBN: 978-99943-0-441-7

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

 

“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi… Ky është romani si mit dhe si satirë.”

Sunday Telegraph

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit. Ishte një stërvitje që do të dilte e dobishme kur u largua nga fortesa e mëmave të tij (përmes ashensorit) për t’u përballur me të ardhmen e vet të paturpshme. Si një përrallë magjepsëse, si satirë politike shkatërrimtare dhe elegante, si një zbavitje e potershme “Turpi” është një roman i pashoq.

“”Turpi” është po aq i mirë sa “Fëmijët e mesnatës”. Është një komedi e zezë e jetës publike dhe e domosdoshmërive historike.”

The Times

“Salman Rushdie është një shkrimtar i mrekullueshëm. Ai ka një imagjinatë të çlirët, një humor të vrazhdë dhe të fuqishëm. Ai e sulmon gjuhën me energji dhe pa kufizim.”

Independent

SALMAN RUSHDIE është autori i romaneve “Grimus”, “Fëmijët e mesnatës”, “Turpi”, “Vargjet satanike”, Haruni dhe një det me histori”, “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Trualli nën këmbët e saj”, “Furia”, “Klouni Shalimar” dhe “Magjistrica e Firences”, i një përmbledhjeje me tregime të shkurtra dhe i katër veprave joletrare, si dhe bashkëbotues i “Libri i lashtë i shkrimeve indiane”.

Ai ka marrë shumë çmime për shkrimet e tij, përfshirë Çmimin për Letërsinë Aristeoin të Bashkimit Europian. Është anëtar i Royal Society of Literature dhe Commandeur des Arts et des Lettres. Në vitin 2008, libri “Fëmijët e mesnatës” mori çmimin “Best of the Booker”, romani më i mirë që ka fituar çmimin Booker në historinë e tij dyzetvjeçare.