Tepër krenare, tepër e brishtë – Një roman për Maria Callas

Tepër krenare, tepër e brishtë – Një roman për Maria Callas

Autor: Alfonso Signorini

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2012

Përktheu: Adriana Hila

Nr. faqe: 328

ISBN: 978-99943-0-301-4

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Më 16 shtator 1977 Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj. Adhurimi për Callasin e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, të cilat Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t’ua niste miqve të saj më të afërm ose, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal. Mbështetur në këto materiale të një rëndësie të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar, duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhe ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich …
Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë private e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret.
Tepër krenare, tepër e brishtë tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdekjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që, përgjatë gjithë jetës artistike, iu dha zë, shpirt dhe ndjenjë.