Tejqyra e qelibartë

Tejqyra e qelibartë

Autor: Philip Pullman

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2010

Përktheu: Artan Miraka

Nr. faqe: 456

ISBN: 978-99943-0-159-1

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Lira dhe Uilli, dy fëmijë të zakonshëm në një mision (të përtejbotshëm) të jashtëzakonshëm, ndodhen në një rrezik që s’përshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot. Ndërkohë, doktoreshë Meri Melouni shpik një tejqyrë. Një vrasës i është vënë nga pas. Kurse kryezot Asrili, me armatën e engjëjve të shndritshëm, udhëheq revoltën e tij të fuqishme. Dhe ndërsa lufta ashpërsohet e arrin kulmin dhe Pluhuri shteret në qiell, fati i të gjallëve – dhe i të vdekurve – së fundmi varet nga dy fëmijët dhe nga e vërteta e thjeshtë e një historie po ashtu të thjeshtë.