Si përhapet pandemia

Si përhapet pandemia

Autor: Paolo Giordano

Viti i botimit: 2020

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 84

ISBN: 978-99943-0-610-7

Çmimi: 500Lekë


Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim veten të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin dhe të mbajmë parasysh praninë e tyre në zgjedhjet tona individuale. Në pandemi, mungesa e solidaritetit është, para së gjithash, një e metë imagjinate. Në pandemi, jemi një organizëm i vetëm, një komunitet që përfshin tërësinë e qenieve njerëzore.

Paolo Giordano ka lindur në Torino më 1982-shin. Ka mbrojtur doktoratën në fizikë dhe është autor i katër romaneve: “Vetmia e numrave prim” (2008, fitoi çmimin “Strega” dhe çmimin “Campiello Opera Prima”), “Trupi i njeriut” (2012), “E zeza dhe e argjendta” (2014 dhe 2017) dhe “Të përpish qiellin” (2018 dhe 2019). Ka shkruar për teatrin (“Galois” dhe “Fundi i dënimit: tani”) dhe bashkëpunon me gazetën “Corriere della sera”.

Nuk kam frikë se mos sëmurem. Po nga çfarë, atëherë? Nga gjithçka që pandemia mund të ndryshojë. Të zbuloj që ngrehina e qytetërimit që njoh është një kështjellë letre. Kam frikë nga zerimi, por edhe nga e kundërta e tij: që frika të kalojë kot, pa lënë pas vetes një ndryshim.