Shkolla e magjisë dhe histori të tjera

Autor:Michael Ende ISBN: 978-99943-0-189-8 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 288Përktheu: Doreida Gedaj (Kafexhiu)Viti i botimit: 2010 Çmimi: 900 Lekë

Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se “kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për t’i pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.”