Sekretet e shijes

Sekretet e shijes

Autor: Renato Mekolli

Gjinia: Libra kuzhine

Viti i botimit: 2016

Nr. faqe: 268

ISBN: 978-99943-0-479-0

Çmimi: 1500Lekë

Bli Online

Renatoja, me kujdesin maksimal e përkushtimin e tij, bëri për vete çdo klient

që shijoi pjatat e krijuara prej tij, duke bërë të mbushej plot çdo restorant ku

ai ka punuar. Këto janë arsyet që ai meritoi çdo sukses e çmim, të cilat për 5

vjet me radhë e çuan në evenimentin më të rëndësishëm të gastronomisë në

Greqi, “Kapelat e Arta”.

Elli Boubouri

Drejtoreshë e revistës “Athinorama”

 

Ai fitoi zemrat e të gjithëve me gatimet e tij të mrekullueshme, të cilat ishin

përsosur nga puna e bërë me pasion për orë, muaj e vite, pa u ndier dhe pa

u dukur, duke eksperimentuar me teknikat e larta që i duhen një shefi.

Eleni Psyhouli

Kritike gastronomie e revistës “Olive”

 

Kur bashkë me ekipin tim shkuam të eksploronim Restorantin Historik të

Athinës, shoqëruesi ynë na tregoi se këto receta ishin krijime të një djali të ri

tepër të talentuar, të cilin ai me të drejtë e cilësoi si një “STAR” dhe një “TOP

CHEF” të kuzhinës moderne greke. Për këtë u bindëm pasi shijuam pjata të

ndryshme të menysë së këtij restoranti.

Frank Bruni

Kritik shijesh i gazetës “The New York Times”