Pse e rrëmbyem makinën?

Pse e rrëmbyem makinën?

Autor: Wolfgang Herrndorf

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2015

Përktheu: Sokol Mici

Nr. faqe: 232

ISBN: 978-99943-0-387-8

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t’i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku. Tiku, në fakt Andrej Tihatov, banon në një nga pallatet e larta sociale të Hellendorfit,  po ka arritur të kalojë nga shkolla speciale në gjimnaz, megjithatë nuk duket të jetë një shembull klasik integrimi. Veç të tjerash ai ka edhe një makinë të vjedhur. Dhe kështu fillon një udhëtim i paharruar pa hartë dhe kompas nëpër provincën gjermane në një verë përvëluese, i paharrueshëm si udhëtimi me anije i Tom Sojerit dhe Hak Finit.

“Pse e rrëmbyem makinën” është një roman aventurash të bukura, të trishtuara i Lindjes misterioze gjermane, i cili ka vetëm një të metë: mbaron shumë shpejt.”

— Jörg Magenau, Deutschlandradio

“Një histori, që s’ngopesh së treguari dhe lexuari”.

— Tobias Rüther, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

“Kur lexon ‘Pse e rrëmbyem makinën’ shkrihesh së qeshuri, por po kaq shumë prekesh dhe herë pas here të mbushen sytë me lot. ‘Pse e rrëmbyem makinën’ është një libër që i bën të rriturit të ndihen fare mirë dhe që mund t’ua dhurosh kurdo moshatarëve të heronjve të tij”.

— Gustav  Seibt, Süddeutsche Zeitung