Pallati Soljano

Pallati Soljano

Autor: Sveva Casati Modignani

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Geverina Muzhaqi

Nr. faqe: 428

ISBN: 978-99943-0-427-1

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

 

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano – ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut – bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet. Ursula ngre receptorin dhe nëpërmjet zërit me ton zyrtar të një polici njoftohet se i shoqi ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe ja tek vjen goditja e tmerrshme: dashuria e tyre tridhjetëvjeçare që përfundon sa hap e mbyll sytë.

Ursula nuk mund ta dijë se ajo dhimbje e beftë, në vetëm pak kohë ka për t’u kthyer në një dhimbje edhe më të fortë, në çastin kur zbulon disa fotografi të bashkëshortit, ku ka dalë një djalosh me sytë me bisht dhe ku shkruhet: “Yt bir, Stivi”.

Dhe, nga kjo nisje befasuese e romanit, Sveva Casati Modignani na kthen pas në kohë për të na rrëfyer historinë e dashurisë së Ursulës – milanezja e lirë dhe e pavarur, bijë e një këpucari – dhe të Eduardit – trashëgimtari i familjes më të rëndësishme të koralarëve të Kullës; por edhe historia e matriarkes Margaritë, një grua tipike jugore, krenare, pasionante e shpirtgjerë; por edhe historia e fëmijës së ndodhur gjetkë. Përpos kësaj, Ursula do të zbulojë se Eduardi nuk është i vetmi Soljano që fsheh një sekret; fundja, edhe ajo vetë e ka ruajtur besnikërisht sekretin e saj dhe nuk e ka rrëfyer kurrë.

Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.