Pacienti anglez

Pacienti anglez

Autor: Michael Ondaatje

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Ledia Agolli

Nr. faqe: 340

ISBN: 978-9928-176-21-9

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

“Një rrjetë ëndrrash, e rrallë dhe magjepsëse”

– Time

 

“Sensual, misterioz dhe rapsodik, e përcjell lexuesin në një botë tjetër… Me këtë roman Ondaatje bën një analizë të imët të natyrës së identitetit njerëzor.”

– San Francisco Chronicle

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Infermierja Hana, e rraskapitur nga vdekja, kujdeset me ngulm për pacientin e saj të fundit, që ka mundur të mbijetojë. Hajduti Karavaxhio, rreket të rigjejë vetveten tani që duart ia kanë cunguar si mos më keq. Xhenieri indian, Kipi është në kërkim të minave të fshehura në peisazhin piktoresk, ku gjithçka përveç vetes, përbën një kërcënim. Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron pacienti anglez, i paemër dhe i djegur deri në palcë, një burrë që për ata që e rrethojnë përbën njëkohësisht një gjëegjëzë e provokim, kujtimet e të cilit për vuajtjet, shpëtimin dhe tradhtinë e ndriçojnë këtë libër si flakërimat e gjuhëve të flakës.

“Ondaatje është një nga romancierët më të mirë të Amerikës së Veriut…Magjia e vilës së tij, do të na përndjekë dhe qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, duke na ftuar të rilexojmë pasazhet e këtij libri, thjesht për kënaqësinë e të qenit pjesë e tij.”

– Wall Street Journal