Njeriu që fliste me pemët

Njeriu që fliste me pemët

Autor: Irma Kurti

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2015

Nr. faqe: 300

ISBN: 978-99943-0-406-6

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35- vjetorit të revistës “Pionieri”. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio – Tirana me rastin e 45- vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere dhe shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime.

Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

Jeton në Bergamo, Itali.

Libra të botuar në shqip: