Një grua e denjë

Një grua e denjë

Autor: Sveva Casati Modignani

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2006

Përktheu: Guri Shyti

Nr. faqe: 384

ISBN: 99943-33-77-1

Çmimi: 850Lekë

Bli Online

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju-Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët… Një roman mbresëlënës, prej të cilit është bërë një film me Serena Grandin dhe Kerol Altin, i transmetuar nga Kanali 5.