Nën bluzën time

Nën bluzën time

Autor: Irma Kurti

Gjinia: Poezi

Viti i botimit: 2013

Nr. faqe: 120

ISBN: 978-99943-0-319-9

Çmimi: 500Lekë

Bli Online

Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere e shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime. Në maj të vitit 1998 ajo publikoi kasetën e më vonë CD me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite.

Vargjet dhe librat e Irma Kurtit kanë fituar shumë çmime nëpër konkurse letrare ndërkombëtare në Itali e Zvicër. Poezia “Nën bluzën time”, titullin e së cilës mban ky libër, është vlerësuar me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar “Napoli Cultural Classic” 2011, në Itali.