Në pritje të një bebeje / Udhërrëfyes për gruan shtatzënë

Në pritje të një bebeje / Udhërrëfyes për gruan shtatzënë

Autor: Orion Gliozheni

Viti i botimit: 2012

Nr. faqe: 248

ISBN: 978-99943-0-280-2

Çmimi: 2500Lekë

Bli Online

Në pritje të një bebeje
Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese që një çift kalon gjatë jetës së tij, atë të lindjes së një fëmije. Ai është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Me informacionin e bollshëm bashkëkohor, ai do t’ju shoqërojë gjatë gjithë shtatzënisë suaj, që nga momenti që keni mbetur shtatzënë, javët e para e deri në momentin e lindjes. Ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve mbi zhvillimin e shtatzënisë, shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës, ndjekjen mjekësore, ushqyerjen, lindjen dhe javët e para pas lindjes.
Këshillat praktike janë fryt i një eksperience të gjatë të autorit në këtë fushë. Ato do t’ju ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë tuaja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo hap të shtatzënisë apo lindjes.