Në kohën e fluturave

Në kohën e fluturave

Autor: Julia Alvarez

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2013

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 416

ISBN: 978-99943-0-312-0

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Eshtё 25 nёntor, 1960, dhe tri motra tё bukura janё gjetur pranё Jeep-it tё tyre tё shkatёrruar nё fund tё njё humnere rreth 150 kёmbё tё thellё nё bregdetin verior tё Republikёs Dominikane. Gazeta zyrtare shtetёrore e raporton vdekjen e tyre si aksidentale. Ajo nuk pёrmend qё njё motёr e katёrt jeton ende. Nuk shpjegon gjithashtu qё motrat ishin midis krerёve opozitarё tё diktaturёs sё Gjeneralit Rafael Leonida Trujillo. Dhe nuk kishte pёrse ta bёnte kёtё. Tё gjithё i njihnin Las Mariposas-Fluturat.

Nё kёtё roman tё jashtёzakonshёm, zёrat e katёr motrave – Minervёs, Patrias, Maria Teresёs, dhe tё mbijetuarёs, Dedesё – flasin pёrmes dekadave pёr tё rrёfyer historitё e tyre, nga kordelet e flokёve dhe sekreteve tё fshehura te kontrabanda e armёve dhe torturat e burgut, dhe pёr tё pёrshkruar tmerret e pёrditshme tё jetёs nёn sundimin e Trujillo-s. Nёpёrmjet artit dhe imagjinatёs magjike tё Julia Alvarez-it, Fluturat e martirizuara jetojnё pёrsёri nё kёtё roman kuraje, dashurie, dhe kostoje njerёzore tё shtypjes politike.

“Njё tablo e mahnitshme dhe e fuqishme e historisё sё njё familjeje dhe njё kombi”.

-THE DALLAS MORNING NEWS

“Njё roman i mrekullueshёm dhe prekёs… Njё histori magjepsёse kuraje, patriotizmi dhe devotshmёrie familjare”.

-PEOPLE