Ndërhyrjet e zotit Shyti

Ndërhyrjet e zotit Shyti

Autor: Ardian Vehbiu

Gjinia: Rrëfime

Viti i botimit: 2016

Nr. faqe: 216

ISBN: 978-99943-0-438-7

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

 

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar “Gjergj Fishta” në vitin 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj 2013), që fituese e çmimit “Ardian Klosi” në vitin 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Ndërhyrjet e zotit Shyti”, është libri i tij i dymbëdhjetë në shqip.

“Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta – i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur – u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t’i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit…”

– Shyti –