Midis dy brigjeve

Midis dy brigjeve

Autor: Irma Kurti

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2010

Nr. faqe: 188

ISBN: 978-99943-0-157-7

Çmimi: 500Lekë

Bli Online

Ky libër është për të gjithë ata që, ashtu si unë, jetojnë çdo ditë me një boshllëk të madh. Asnjë dhimbje nuk i ngjan tjetrës; kjo është dhimbja ime dhe mban imazhin e njeriut tim që nuk është më. Asnjë dhimbje nuk është më e madhe apo më e vogël se tjetra, kur ajo të pushton shpirtin, të bën të vuash njëlloj.

Doja vetëm që brengës sime, trishtimeve të mia t’u jepja zë, t’i rrokëzoja, t’i ktheja në fjalë. Ky zë buron nga thellësia ime dhe unë kam ndërtuar një pakt me dhimbjen: e kam bërë pjesë të së përditshmes sime, të zgjimit tim, të përgjumjes sime.