Mashtruesi

Mashtruesi

Autor: Javier Cercas

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2017

Përktheu: Bashkim Shehu

Nr. faqe: 412

ISBN: 978-99943-0-496-7

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

“Në botën ku jetojmë, fiksioni ka zëvendësuar realitetin dhe kësisoj personazhet e botës reale nuk na interesojnë. Trilluesit, po”.

– Mario Vargas Llosa

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero. Ky rast pati jehonë anembanë botës dhe bëri që Marko të jetë mashtruesi i madh. Tani, në këtë thriller hipnotik, që është gjithashtu një gosti me asortimente të shumta – që nga proza rrëfimtare gjer tek autobiografia, – Javier Cercas e ngujon enigmën e personazhit dhe njëkohësisht futet në shtresat më të thella e më të sikletshme të vetes sonë dhe të së kaluarës sonë të afërt. Si rezultat, ka ardhur ky libër, që bën fjalë jo vetëm për Enrik Markon, po edhe për ty, lexues.

JAVIER CERCAS (Kaseres, 1962) është shkrimtar dhe gazetar spanjoll; vepra e tij është përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ka marrë edhe dy çmime për tërësinë e veprës së tij: Il Premio Salone Internazionale del Libro di Torino më 2011 dhe Prix Ulysse më 2012.