Loja e Riperit

Loja e Riperit

Viti i botimit: 2019

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 416

ISBN: 978-99943-0-631-5

Çmimi: 1200Lekë


“Dhimbja, ashtu si të gjitha ndjesitë, është një portë
për të hyrë në shpirt”.

Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i pasur i njërës prej familjeve të borgjezisë së lartë të San Franciskos, apo me Rajanin, ish-navy seal enigmatic dhe magjepsës, i plagosur gjatë misionit të tij të fundit. Ndërsa nëna sheh sidomos anën e mirë të njerëzve, Amanda, ashtu si i ati, kryeinspektor i Seksionit të Vrasjeve të Policisë së San Franciskos, është e magjepsur nga ana e errët e natyrës njerëzore. Lexuese e pasionuar, e shkëlqyer dhe e mbyllur, e pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për hetimet kriminale, zbavitet duke luajtur Ripper, një lojë online e frymëzuar nga Xhek Kasapi, ku duhen zgjidhur çështje të mistershme. Kur qyteti tronditet nga një sërë vrasjesh shtazarake, Amanda hidhet kryengulthi në hetime, duke zbuluar, përpara policisë, se krimet mund të kenë lidhje mes tyre. Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana. Mos ndoshta zhdukja e nënës lidhet me vrasësin serial? Tani detektivja e re gjendet duke u përballur me misterin më të ndërlikuar që i ka rastisur ndonjëherë, dhe duhet ta zgjidhë para se të jetë shumë vonë.