Libri sekret

Libri sekret

Autor: Grégory Samak

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Margarita Skënderi

Nr. faqe: 228

ISBN: 978-99943-0-442-4

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

 

Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore…

Eliasi është mrekulluar: aftësitë e jashtëzakonshme të këtij Libri sekret i japin atij pushtetin të ndërhyjë në rrjedhën e Historisë. Ai do të përpiqet të shpëtojë të afërmit e tij. Por në lojë është veçanërisht fati i një populli të tërë.

Një rrëfim befasues, që flet për miqësinë dhe kurajën, urrejtjen dhe ligësinë. I gjithëkohshëm, Libri sekret gjen një jehonë të madhe në aktualitetin dhe në prirjet e epokës sonë.

Fillimisht i botuar nga vetë autori në mënyrë digjitale, Libri sekret i Grégory Samak-ut njohu një sukses të menjëhershëm te lexuesit dhe u kthye në një fenomen në internet. Autori, profesionist i medies, jeton në Paris me gruan dhe dy fëmijët.

 

Shënim: Ky projekt u realizua me ndihmën e Komisionit Europian.

Në këtë libër paraqiten vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban brendia e tij.