Kërcim në bosh

Kërcim në bosh

Autor: Timo Flloko

Gjinia: Poezi

Viti i botimit: 2018

Nr. faqe: 190

ISBN: 978-99943-0-528-5

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Uni im,

në natë,

me vdekjen hipotetike,

nën re surreale lart,

sublimon.

Për shkak të rastësisë,

A të profecisë,

Absurdes së jetës,

Çmendurisë…

Hidhem,

në çart,

nga kati 107!

(Çfarë ka të jashtëzakonshme,

heroike,

unikale,

në një vdekje

imagjinare?!)