Këmbëzbathur nëpër hënë

Këmbëzbathur nëpër hënë

Autor: Geverina Muzhaqi

Gjinia: Poezi

Viti i botimit: 2015

Nr. faqe: 132

ISBN: 978-99943-0-420-2

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

 

“Krijimtaria e përmbledhur në këtë vëllim na kujton edhe një herë se me të njëjtët elemente, që fillojnë me ajrin, vazhdojnë me dritën, me dëlirësinë, delikatesën dhe larminë e pasur të ndjenjave njerëzore, madje me të njëjtat tema, siç janë dashuria apo vdekja, poezia mund të krijohet nga e para, pa rënë në plagjiaturë dhe përsëritje, duke sjellë në jetën e artit dhe në kantatën poetike të shekujve një tingull të ri e të padëgjuar, si vetë zëri i poetes dhe romancieres që i ka hedhur në letër.”

Preç Zogaj

“Geverina shkruan me frymën e guximit të munguar te femra shqiptare. Nuk e kam fjalën për guximin për t’u shprehur, por për guximin për ta jetuar ndjenjën.”

Albatros Rexhaj

 

Geverina Muzhaqi ka lindur në vitin 1984. U diplomua për gjuhësi të  përgjithshme në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara në kryeqytetin italian. Është autore e romanit “Stina e pestë”, me të cilin ka fituar në Prishtinë çmimin e shkrimtares më të mirë debutuese për vitin 2015.

Ky është vëllimi i saj i parë poetik.