Jetë e dhunshme

Jetë e dhunshme

Autor: Pier Paolo Pasolini

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2017

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Nr. faqe: 412

ISBN: 978-99943-0-497-4

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Fabula e romanit “Jetë e dhunshme” është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…

Ashtu siç bëjnë zakonisht djelmoshat romanë, ai u tregua menjëherë i afërt: brenda pak minutash më rrëfeu tërë historinë e tij.
(Pier Paolo Pasolini “Flamujt e bukur”, 1966)

Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe…

 

 

Shënim: Ky projekt u realizua me ndihmën e Komisionit Europian.

Në këtë libër paraqiten vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban brendia e tij.