Ishulli nën det

Ishulli nën det

Autor: Isabel Allende

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 432

ISBN: 978-99943-0-469-1

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

 

“Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.”

1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez Tuluz Valmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve. Teteja mëson shpejt se si është ndërtuar ajo botë: dhuna e padronëve, ankthi i lirisë, lidhjet e çmuara të solidaritetit. Kur Valmoreini zhvendoset në plantacionet e Luizianës, edhe Teteja duhet ta ndjekë pas, por tashmë ka filluar beteja për dinjitetin, për të ardhmen, për çlirimin e skllevërve. Është një betejë e ngadaltë që përzihet me zgjimin e dashurive dhe pasioneve, me lidhjen e marrëdhënieve dhe aleancave, me lëvizjen e ethshme të personazheve të ndryshëm – ushtarë dhe skllevër luftëtarë, priftërinj vudu dhe murgj katolikë, zonja të rënda dhe kurtizane, piratë dhe fisnikë të rënë nga dynjallëku, mjekë dhe bukuroshë dembelë. Në sfondin shumë të gjallë të Historisë, Zarite Sedela, e mbiquajtur Tete, spikat e bukur dhe guximtare, luftarake dhe e vetëdijshme, një heroinë shumë moderne që vjen nga larg për të na kujtuar besimin te liria dhe dinjitetin e pasioneve.