Hijet kanë frikë të rrijnë vetëm

Hijet kanë frikë të rrijnë vetëm

Autor: Anita Varosi

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Nr. faqe: 360

ISBN: 978-99943-0-477-6

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

 

Çfarë është më humane: të jesh i lumtur përballë atij që vuan kur e di qe ai e dëshiron lumturinë tënde, apo të sakrifikosh veten, vetëm që ai të mos ndihet i vetëm në vuajtjen e tij? Në një lidhje a nuk kthehet në egoizëm kjo kur ti e di se tjetri s’mund të gëzojë atë që ti mundesh, t’i tundësh si flamur lumturinë tënde, pavarësisht se ai të nxit për këtë. Keqardhja mua më kishte ngritur pritë në çdo çast gëzimi të jetës larg tij. Për çdo sukses sado të vogël, për çdo hap përpara, madje dhe për çdo drekë ditëlindjeje apo darkë feste nuk gëzoja dot der në fund. Sado e ulët të duket, ditën e varrimit të tij u ndjeva e shpëtuar edhe unë…