Gjirokastra (Vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik)

Autor:Mimoza Karagjozi Kore ISBN: 978-99943-0-350-2 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 312Viti i botimit: 2014 Çmimi: 1200 Lekë

Monografia “Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik” hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes së saj. Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në hapësirën shqiptare. – Prof.dr. Seit Mansaku